28 nentor 2013- Një aksident është regjistruar sot në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës tek mbikalimi i Sukthit, ku në aksident janë përfshirë tre makina, ndërsa nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm dëme materiale të tre automjeteve.
Një furgon me targa AA217FF është përplasur me dy automjete të tjera një “Opel Corsa” dhe një “Renault” ngjyrë gri.
Rrethanat e përplasjes së tre automjeteve janë ende të pa qarta. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.





