DURRËS, 13 dhjetor 2013 – Sërish mbikalimi në Sukth “ha” jetë njerëzore. Burime nga drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrës-Krujës bëjnë të ditur se të enjetn, më 12 dhjetor 2013, ora 20:45, në autostradën Durrës-Tiranë, te mbikalimi i Sukthit, ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti Artur Çobo, 49 vjeç, banues në Kuçovë. Blutë thonë se, duke mos respektuar rregullat e sigurisë, i ndjeri po debatonte në mes të karrexhatës së rrugës me shtetasin A. T. dhe është goditur nga një “Seat” me targa TR 0211P drejtuar nga A. F. që po  lëvizte sipas sensit Durrës-Tiranë. U kryen veprimet e para nën drejtimin e prokurorisë së rrethit dhe materialet iu kaluan për vlerësim si ngjarje aksidentale.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/