Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka inspektuar rrugën “Pavarësia”, në zonën e plazhit, përgjatë së cilës po mbillen 200 rrapa.

Sipas Sakos, bashkia po punon për të shtuar hapësirat e gjelbëra në qytet, por nga ana tjetër ajo u kërkoi subjekteve private të kësaj zone që të tregojnë kujdes për pemët dekorative para bizneseve të tyre.

“Çdo ditë punojmë për ta bërë Durrësin më të gjelbër, gjë që i shërben të gjithë qytetarëve.

Duke mbjellur 200 pemë të llojit “rrap” përgjatë rrugës “Pavaresia” në zonën e plazhit.

Është në fokus të punës sonë që të shtojmë hapësirat e gjelbëra në qytet por duhet të kontribojmë të gjithë bashkë për ruajtjen e mjedisit”,- shkruan Sako në një postim në rrjete sociale.