Policia e Durrësit ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook, mesazhine qytetarit digjital, ku denonconte se në një fshat të Krujës ishin mbjellë 2000 rrënjë kanabis.

Përmes një deklaratë për shtyp, Drejtoria Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit ka përgënjeshtruar këtë fakt, ndërsa pohon se fotot që ishin publikuar nga deputeti Berisha janë të një periudhe të mëhershme.

REAGIMI I PLOTË

Përgënjeshtrim 

Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale nga deputeti Berisha, ku pretendohet se në zonën e malësinë e Krujës janë konstatuar 2.000 rrënjë kanabis, sqarojmë se fotot i përkasin një periudhe të mëhershme pavarësisht se janë përdorur si aktuale:

Në datë 9 korrik 2018, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike janë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në fshatrat Mafsheq, Barkanesh, Njësia Administrative Cudhi dhe fshatin Kurcaj, Njësia Administrative Nikel ku në total janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 643 bimë Cannabis Sativa.

Informacioni i mësipërm është bërë publik, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit: https://www.asp.gov.al/index.php/17-shqip/lajmet-e-fundit/14012-informacion-mbi-ngjarjet-arrestimet-ndalimet-dhe-procedimet-ne-24-oret-e-fundit-10-korrik-2018