Një 43-vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në lagjen “Kryengritja e Fierit”, në banesën e shtetasit E. Hasani, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 64 fidanë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Gjithashtu filloi dhe procedimin në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen E.H, 36 vjeçe.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.