Specialistët për krimet në komisariatin e policisë Durrës në bashkëpunim me efektivet e stacionit të policisë Manëz, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Shetaj, në vendin e quajtur "Përroi i Mullirit" gjetën dhe asgjësuan 35 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Po kështu mësohet se ka filluar procedimi penal në gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasve:

  • R. M. 61 vjeç, banues në Shetaj, Ishëm, kryeplak i fshatit Shetaj;
  • E. C. 28 vjeç, banues në Durrës, inspektor i Policisë Pyjore;
  • A. Ç.  30 vjeç, banues në Durrës, inspektor i Policisë Pyjore.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesit të bimëve narkotike. Kujtojmë se dy ditë më parë, efektivët e policisë gjetën në dy fshatra të Manzës një sasi të konsiderueshme bimësh narkotike të mbira vetë, në parcela që më parë ishin përdorur nga kultivuesit e hashashit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Shpërdorimi i detyrës", parashikuar në nenet 248 dhe 284 të Kodit Penal.