Më shumë se 60 minuta zgjati mbledhja e Komitetit të Emergjencave Civile, lidhur me situatën e përmbytjeve në bashkinë Durrës.

Pas takimit me të gjithë drejtuesit e institucioneve vendore dhe drejtorive, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha në një deklaratë për mediat se situata në vend mbetet dinamike, për shkak edhe të reshjeve të shiut që kanë rënë dhe pritet të vazhdojnë.

Në lidhje me hidrovoret, për të cilat opozita ka hedhur akuza për mosfunksionim, ministri Vengu deklaroi se ato janë në funksionalitet të plotë dhe po punojnë normalisht. Ai theksoi se madje është rifunksionalizuar edhe hidrovori i vjetër, me qëllim rritjen e ritmit të shkarkimit të ujërave.

“Ne kemi krijuar një grup me ekspertë të ujësjellësve, me ndihmë edhe nga bashkitë e tjera, si dhe një grup të forcave civile dhe ushtarake, të angazhuar në pesë zonat ku ende ka prezencë uji në banesa. Elementi i dytë ka të bëjë me zhbllokimin e kanaleve të ujërave të larta dhe puna do të vijojë deri në rikthimin e plotë të normalitetit”, u shprevih ministri i Mbrojtjes.