Këshilli Bashkiak Durrës pritet të mbajë të Martën e arrdhshme mbledhjen e fundit të tij për vitin 2024. Në këtë mbledhje janë caktuar për t’u diskutuar dhe miratuar tarifat dhe taksat vendore për vitin 2025, buxheti 2025, përgatitja e kalendarit për buxhetin afatmesëm 2026-2028 etj.
Rendi i ditës:
Të nderuar qytetarë!
Në mbështetje të nenit 57 pika 2/c të Ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, të nenit 48, nenit 49, të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Durrës, pas dorëzimit tek Sekretarja e Këshillit Bashkiak të projekt-vendimeve dhe relacioneve përkatëse nga Bashkia Durrës, në mbështetje nenit 53 pika 2, 3, 4 të Ligjit nr.139, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” i ndryshuar, Kryesia e Këshillit, me datë 19.12.2024, vendosi që mbledhja e radhës të mbahet ditën e martë, me datë 24.12.2024, ora 12.00.
Kjo mbledhje do të mbahet në sallën e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite:
MIRATIMI I RENDIT TË DITËS TË MBLEDHJES
PËR MIRATIMIN E FAMILJEVE PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK-NDIHMËN EKONOMIKE DERI 6% DHE FONDI I TË ARDHURAVE TË BASHKISË DURRËS, PËR MUAJIN DHJETOR 2024
PËR SISTEMIN E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE NË QYTETIN E DURRËSIT PËR VITIN 2025
PËR MIRATIMIN E KALENDARIT TË PËRGATITJES SË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM (PBA) PËR VITET 2026-2028 DHE BUXHETIT VJETOR
PËR MIRATIMIN E BUXHETIT TË BASHKISË DURRËS PËR VITIN 2025 DHE PROGRAMIN BUXHETOR AFATMESËM 2025-2027
PËR MIRATIMIN E LISTËS EMËRORE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, QË PLOTËSOJNË KRITERET LIGJORE PËR PËRFITIMIN E BURSAVE DHE PAGESAVE PËR VITIN SHKOLLOR 2024-2025
PËR MIRATIMIN E DISA NDRYSHIMEVE NË VENDIMIN E KËSHILLIT BASHKIAK NR.157, DATË 18.10.2023, “PËR MIRATIMIN NË PARIM TË VLERËS FINANCIARE TË SHPRONËSIMIT, PËR PASURITË PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA INVESTIMI PUBLIK ME OBJEKT: “REHABILITIMI I INFRASTRUKTURËS SË RRJETIT TË KULLIMIT NË ZONËN E PORTO ROMANOS – KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT, FAZA E PARË”, I NDRYSHUAR
DISKUTIME DHE PYETJE NGA KOMUNITETI