Shumica e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, do të votojë kundër komisionit hetimor për “Becchettin” të kërkuar nga Partia Demokratike, ndërsa kanë rënë dakord me kushte për dy komisionet e tjera, atë për “inceneratorët” dhe “masakrën zgjedhore”.

Nga ana tjetër, PD kërkon votim sa më të shpejt të komisioneve dhe më pas selia blu do të ndjek të gjithë hapat ligjor sipas procedurave.

Të enjten pritet që Parlamenti të votojë në seancë tre komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.