Ka nisur sot mbledhja e grupit parlamentar të PS, ku do të shqyrtohet edhe kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, ku pas kësaj mbledhjeje siç ka paralajmëruar Taulant Balla, Ulsi Manja do të hartojë një raport.
Në nisje të mbledhjes Rama tha se në këto momente “ndodhemi në një udhëkryq që paraqet rreziqe”.
Sipas Ramës, risku lidhen me mundësinë që vendi të bëjë vendnumëro duke humbur kohë dhe mundësi për të arritur qëllimin për t’u bërë pjesë e BE-së në vitin 2030, por shtoi se është besimplotë që ky test do të kalojë.
“Mbledhje e posaçme e fundmuajit, ku këtë radhë do të jetë qeveria që do të raportojë para grupit, dhe duke qenë se temat e posaçme që lidhen me çdo sektor do trajnohen nga ministrat përkatës, unë dua të ndaj këtu me ju duke përfituar dhe nga prania e publikut dhe zgjedhësve tanë përmes mediave, opinionin që kam krijuar lidhur me situatën komplekse ku ndodhemi. Jo thjeshtë ne, por vendi ynë sot.
Pas një fitore historike të zgjedhjeve tona, pas çeljes së gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE, si edhe pas zhvillimeve që lidhen sa me ecurinë dhe fatin e reformës në drejtësi, aq edhe me rrugën e rritjes ekonomike, qëndrueshmërisë politike dhe shtet bërjes së Shqipërinë së rrugën drejt BE, duhet të shohim së bashku se jemi në një udhëkryq të ri. Udhëkryqi që ndodhemi sot paraqet sipas meje disa rreziqe. Ndryshe vendi rrezikon të bëjë vendnumëro duke humbur kohë dhe mundësi që ka pasur ndonjëherë në dispozicion për t’u ngjitur më në fund aty ku e meritojnë gjerat e tjera. Rreziku që të bëhemi irrelevant, është real.
Le ta nisim nga vetja, sepse e vërteta është që ky nuk është udhëkryq dilemash strategjike, është mjegullash botëkuptimore dhe erërash artificiale që rrezikojnë të na ngatërrojnë me këmbët tona, gjë që ka ndodhur më parë, dhe u ka ndodhur më parë edhe të tjera vendeve apo partive të mëdha kur kanë ngatërruar sensin e madhësisë dhe forcës së tyre me peshën e përgjegjësisë së tyre.
Sot po sprovohet faktikisht aftësia jonë udhëheqëse, pjekuria politike e shoqërore, e para e familjes sonë politike dhe vendit, kur duhet të ngjitemi ende më lart”, tha Rama.





