Kryeministri Edi Rama, teksa ishte i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së që vijon edhe aktualisht, iu ka lënë disa porosi deputetëve.
Burime nga mbledhja e grupit bëjnë me dije se kryeministri ka kërkuar nga ligjvënësit që të jenë aktivë në zonat ku janë zgjedhur dhe të mbajnë takime me elektoratin. Po ashtu, fokus të veçantë dhe përqendrim shefi i qeverisë ka kërkuar edhe për ligjet e rëndësishme që lidhen me integrimin e vendit në BE.





