Në mbledhjen e sotme që pritet të mbajë Këshilli Bashkiak i Durrësit në mesditë, njoftohet se në rend dite janë shtuar edhe 3 pika të tjera.
Bëhet fjalë për 3 projekt-vendime të rëndësishme për familjet e prekura nga tërmeti, që së bashku me 13 pikat e mëparshme (lexo këtu), shkon në 16 numri i çështjeve që janë përfshirë në rendin e ditës dhe pritet t’u kalojnë për miratim këshilltarëve.
MIRATIMI I SHTESAVE TË RENDIT TË DITËS TË MBLEDHJES
1.Për miratimin e ndihmës financiare me vlerë 1.910.159 lekë për familjet e dëmtuara si rezultat i dëmit të shkaktuar nga prishja e detyruar e objekteve/ ndërtesave në njësitë administrative nr. 1, 2 dhe nr. 5, të listës emërore të përfituesve dhe dërgimin e saj pranë Ministrisë së rindërtimit për dhënien e fondit.
2.Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 1, 4, 5, 6, Rrashbull dhe Sukth, bashkia Durrës.
3.Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së shtatë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.





