Në Bashkinë e Durrësit po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku në fokus është çështja e shpronësimeve.

Gjatë diskutimeve, këshilltarët e djathtë kanë kërkuar që në sallë të lejohet prania e një përfaqësueseje të banorëve që preken nga projekti TID, me qëllim që të dëgjohen drejtpërdrejt shqetësimet dhe qëndrimet e tyre.

Mbledhja vijon mes diskutimesh për mënyrën e trajtimit të shpronësimeve dhe përfshirjen e komunitetit në proces.