Mbledhja e Këshillit Bashkiak Durrës, që do të zhvillohet mesditën e nesërme do të ketë të tjera pika shtesë në rendin e ditës.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të bashkisë, në mbledhje janë shtuar 2 pika të reja, të cila janë:

1.PËR MIRATIMIN PËR DHËNIEN ME QIRA, SHOQËRISË “MEDITERRANEAN INVESTIMENT GROUP” SHPK, TË PASURISË NR.24/298, ZK 8512, E LLOJIT “TRUALL I LIRE”, ME SIPËRFAQE 346.6 M2, ME VENDODHJE NË VENDIN E QUAJTUR RRUGA “EGNATIA”, TRANSFERUAR BASHKISË NË PËRDORIM, PËR NJË AFAT KOHOR 1 (NJË) VIT, NGA FILLIMI I KRYERJES SË PUNIMEVE.

2. RAPORT PERFORMANCE VITI 2021, I BASHKISË DURRËS.