Mbrojtja e zv.kryeministres Belinda Balluku ka mbërritur në ambientet e Kuvendit ditën e sotme, ku do të mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mësohet se pasi prokurorët e SPAK janë paraqitur në Kuvend, dy avokatët e Ballukut, Pamela Qirko dhe Ardian Kalija janë parë teksa hyjnë në ambientet e Kuvendit. 

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.