Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas mbledhjes online që kryeministri Edi Rama zhvilloi me përfaqësuesit e Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën e COVID-19
Vasili shkruan në Facebook se Rama dhunon haptas ligjin ndërsa e quan komitetin politik dhe jo të ekspertëve.
POSTIMI I VASILIT
Rama dhunon haptas ligjin, kap edhe ekspertizen shkencore per Pandemine!!
Kryeministri, Ministrja, Zv.Ministrja dhe ca eksperte, ky ishte Komitet Politik dhe jo Komiteti i Eksperteve. Cfare turpi!
Edi Rama kap edhe ekspertizen shkencore per Pandemine duke bere cope cope Ligjin “Per mbrojtjen nga semundjet ngjitese”.
Inkuizicion mendimit te shkences dhe teknikeve per hesap te politikes se dites te Edi Rames.
Vetem e vetem nje epidemiolog ne gjithe grupin.
Flasin per Pandemine dhe ka vetem nje epidemiologe(S.Bino) kur duhej te ishte totalisht e kunderta.
Komiteti i eksperteve duhet te drejtohet sipas ligjit nga ekselenca mjeksore dhe jo nga Edi Rama.
Komiteti diskuton mes vetes dhe prodhon opinione dhe propozime shkencore te pavarura, qe qeveria megjithe Ramë brenda duhet ti zbatoje.
Komiteti i eksperteve u shnderrua ne Komitet Partie.
Po cfare kerkon LIGJI Nr. 15/2016
PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE”.
Ne Nenin 24 pika 7 dhe 8 te Ligjit percaktohet ne menyre taksative :
“7. Veprimtaria e grupeve të ekspertëve bazohet në parimet e ekselencës, pavarësisë, paanësisë dhe transparencës”.
“8. Çdo ekspert duhet që, përpara çdo vlerësimi, të plotësojë një deklaratë të konfliktit të interesit dhe përkushtimit, duke përfshirë këtu çdo aktivitet, pozicion, rrethanë ose fakte që përfshijnë interesa të lidhur, në mënyrë direkte apo indirekte, me atë që ai do të kryejë, në mënyrë që të identifikohen interesat që mund të konsiderohen të dëmshme për pavarësinë e këtyre ekspertëve.”





