Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po kërkon një Kuvend memec. Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, Bardhi ka deklaruar se sot partia Socialiste ka dalë zbuluar pasi, sipas tij nuk e do debatin dhe po refuzon çdo formë të tij.
Sipas tij, refuzimi nga PS i mocionit me debat për të diskutuar mbi prioritetet e vendit dhe për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, është një tregues i qartë i mendësisë autokratike.
“Në seancën e datës 18 shtator, ku programi i qeverisë dhe përbërja e Këshillit të Ministrave kaloi në votim pa debat. Sot u rrëzua edhe alibia e trashë që opozita nuk dëshironte debat, se prishi seancë, vota e sotme në konferencë e kur dëshmuan qartë se kush janë ata që i ikin debatit parlamentar e kush e do Kuvendin të jetë memec. Është e paimagjinueshme për çdo parlament në vend demokratik, që qeveria ti ikë debatit për prioritetet e qeverisë. Nuk kanë as prioritet as program. Mohimin i te drejtës për debat, tregon mendësinë e Ramës për ta bërë Shqipërinë ng Republikë Parlamentare në ministrore. Do të një kuvend pa gojë e apa mendje siç ka përbërjen e grupit të vet parlamentar.
Dua të siguroj qytetarët shpatarë se grupi parlamentar i PD do të shfrytëzojë çdo mekanizëm për të realizuar debatin e munguar dhe të mohuar sa i takon prioriteteve të programit qeverisës që më shumë ka gafa, por gjithashtu dhe për integritetin e anëtareve të kabinetit qeveritar. Sot u refuzua dhe votimi i rrëzimit të gjenocidit serb të kryer në Kosovë me qëndrime dhe pretendime absurde që duhet te ishte bërë në vitin 1999. E vërteta është që kuvendi i Kosovës ka miratuar në 17 aj 2019 një rezolutë për dënimin e gjenocid serb të kryer në Kosovë”, tha Bardhi.





