Partia Socialiste ka zhvilluar këtë të hënë mbledhjen e Kryesisë në Pallatin e Kongreseve ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Takimi i cili ka zgjatur rreth 1 orë ka zyrtarizuar 7 Shtatorin për mbledhjen e Asamblenë Kombëtare si dhe strategjinë për sesionin e ri parlamentar.

Në një dalje publike për mediat pas përfundimit të mbledhjes kryetarit i Grupit Parlamentar Taulant Balla tha se Partia Socialiste do të rikthehet në komunitet me një proces dëgjesash. Gjithashtu Balla, tha se dialogu me opozitën është thelbësor.

“Diskutuam për riorganimin e zgjedhjeve të ardhshme. Asambleja do të fokusoher në raportin e llogaridhënies.  Jemi ta gatshëm të dialogojmë me opozitën me përjashtim të të gjitha shpifjeve që nuk u japim dot përgjigje.

Një çështje tjetër është se morëm miratim e kryesisë për të riformatuar Sekretariatin në funksion të organizimit të zgjedhjeve vendore”, tha Balla.