Kryesocialisti Edi Rama është duke zhvilluar mbledhjen e parë të Kryesisë për vitin 2024.
Në takim do të marrin pjesë drejtuesit politik të qarqeve dhe ministrat.
Rama ka kërkuar të dijë si po shkojnë takimet e nisura në bazë nga drejtuesit politik. Po ashtu, është raportuar për ecurinë e zgjedhjeve për drejtuesit e rinj të oganizatave të partisë.
Synohet zgjedhja e kryetarëve të rinj të organizatave për t’i dhënë impulse të reja partisë në bazë. Për kryetarët aktual të organizatave do të analizohet rezultati në zgjedhjet e shkuara. Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të rinj duhet të përfundojë deri në muajin mars.