Kryesia e PS ka zhvilluar një mbledhje këtë pasdite për të diskutuar emrin që do të zëvendësojë Valdrin Pjetrin.
Përpos kësaj çështje, do të zgjidhen edhe emrat për koordinatorë të Partisë Socialiste Shkodër. Roli i koordinatorit politik të qarkut të Shkodrës, përkohësisht deri në zgjedhjet e reja brenda partisë, do 'ti besohet një tjetër emri në radhët e socialistëve të Shkodrës.
Ai është deputeti Luan Harusha, i cili gjatë takimit të djeshëm në Lezhë, ka marrë konfirmimin e Kryeministrit Rama për të drejtuar një fushatë ringritjeje të PS në veri.
Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste për veriun në Lezhë. Në takim është diskutuar për emrin që do të zëvendësojë Valdrin Pjetrin. Rama ka kërkuar shkarkimin e të gjithë drejtorëve rajonalë në Shkodër.





