Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka marrë pjesë në mbledhjen që Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane zhvilluan sot.
Kjo nismë, sipas Cakajt ka rëndësi të veçantë në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të përpjekjeve të përbashkëta në procesin e anëtarësimit në BE.
Cakaj shkruan në Facebook se diskutimi u përqendrua në masat e përbashkëta të marra nga të gjitha vendet në luftën kundër COVID-19, domosdoshmërinë e hapjes së kufijve dhe rimëkëmbjes ekonomike.
POSTIMI I PLOTË
Sot morëm pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane.
Kjo nismë ka rëndësi të veçantë në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të përpjekjeve të përbashkëta në procesin e anëtarësimit në BE.
Biseduam për masat e përbashkëta në luftën kundër COVID-19, domosdoshmërinë e hapjes së kufijve dhe rimëkëmbjes ekonomike. Theksuam, po ashtu, gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin nëpëmjet projekteve konkrete në fushën e turizmit, mjedisit, infrastrukturës dhe transportit.
Shqipëria vazhdon të luajë rol të pazëvendësueshëm në nismat rajonale dhe të bëjë punë të fortë e sistematike në të gjitha projektet e nevojshme për të përparuar tutje drejt Bashkimit Evropian.





