•     Mes tyre dhënia e ndihmës ekonomike për periudhën 1-31.05.2015 dhe pagesa e paaftësisë e muajit maj 2015

DURRËS, 18 maj 2015 –  Këshilli Bashkiak i Durrësit u mblodh sot për herë të parafundit, në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit 2015. Në mbledhje merrnin pjesë 31 këshilltarë nga 45 gjithsej; mungonin kryesisht nga PD-ja. Ishte i pranishëm dhe kryetari aktual dhe pretendenti për një mandat të tretë Vangjush Dako. Me përjashtim të një deklarate të auditit të PDSH-së për listat zgjedhore pranë KQZ-së, Armand Teliti, që e konsideroi bashkinë si të dështuar, kryesisht në mbledhjen e taksave, me një përkeqësim të performancës që nga viti 2012, në mbledhje nuk pati debate. Pikat e parashikuara dhe ato shtesë të rendit të ditës kaluan me shumicë votash apo njëzëri (për shembull, dhënia e ndihmës ekonomike për periudhën 1-31.05.2015 dhe pagesa e paaftësisë e muajit maj 2015).

Ja titujt e 13 projektvendimeve të miratuara:

 

Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2014 të Bashkisë Durrës.

Për miratimin e buxhetit shtesë të Bashkisë Durrës për vitin 2015.

 

Propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1-31.05.2015.

 

Për shqyrtimin dhe miratimin e fondit shtesë prej 47 659 560 lekë për objektin  “Ndërtimi i rrugës së re paralel me murin e portit”.

Për miratimin  e stacioneve të linjave urbane brenda territorit të qytetit të Durrësit.

Për shqyrtimin dhe miratimin e fondit prej 1 970 872 lekë për financimin e shërbimit të projektimit të punimeve që lidhen me zbatimin e projektit “Kualifikimi i hapësirave midis kuartallit nga rruga “Skenderbej” deri në rrugën “Mars ’91” e hapësira deri te rruga e portit si dhe sistemimi i ujërave të bardha deri tek ura e Dajlanit, Bashkia Durrës.

 

Për shqyrtimin dhe miratimin e fondit shtesë prej 12 000 000 lekë për objektin “Rikonstruksion i segmentit “Bulevardi Dyrrah – Sheshi Liria”.

Për vazhdimin e procedurave të privatizimit të banesës (godinë banimi) e ndodhur në lagjen Nr. 13 Plazh në emër të z. Tom Preka.

Informacion për nxjerrjen jashtë përdorimit të mjeteve të bashkisë Durrës.

Për ndihmë ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë e muajit maj 2015 dhe pagesa e paaftësisë e muajit maj 2015.

Për miratimin e detajimit të fondit prej 9 954 000 lekë për vitin 2015 të njësisë së menaxhimit të banesave sociale me qira.

Për miratimin për privatizim të dy objekteve të ndërmarrjes Parku i Mallrave të Eksportit, pronë e baskisë.

Për ndryshim emërtese të pozicionit të administratores të QMF në ish-NishTulla.

 

 

(Foto Mark Brunga)

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/