8 janar 2014 – Kryeministri Edi Rama zhvillon sot mbledhjen e parë zyrtare për këtë vit me kabinetin e tij qeveritar. Mbledhja e Këshillit të Ministrave zhvillohet disa ditë pasi kryeministri Rama zhvilloi një mbledhje informale me ministrat e kabinetit të tij në Radhimë të Vlorës.  

Në mbledhjen e sotme pritet të shqyrtohen prioritetet e qeverisë për këtë vit si dhe të merren një sërë vendimesh të rëndësishme. Ndërkohë që ditën e shtunë kabineti “Rama” do të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës e kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi.