Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës nga Kuvendi foli për bashkëpunimin mes Shqipërisë dje Kosovës përgjatë viteve.
Sipas Kurtit, kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është si kufiri i dy barkusheve të zemrës, teksa citoi artistin Primo Shllaku.
Gjatë fjalës së tij në seancën e përbashkët plenare në Prishtinë, Kurti përmendi disa nga marrëveshjet e arritura mes qeverive, ku tha se “nuk duhet të mburremi për arritjet mes Shqipërisë dhe Kosovës pasi ka ende shumë punë për të bërë për qytetarët”.
“Të nderuar deputetët të dy republikave tona. Sot më Prishtinë është moti i ftohtë, por nuk besoj se ndikon në atmosferën në Kuvend. Nuk ka si të ndodhte ndryshe, dy republikat janë Parlamentare dhe ju deputetët përfaqësoni qytetarët. Dy shtetet tona janë shprehje politike të së njëjtës aspiratë.
Shpreh kënaqësi që sot dy kuvendet bëjnë bilancin. Që nga mbrojtja infrastruktura, turizmi, lëvizja ndërkufitare, njësimi teksteve shkollore, këto marrëveshja janë tashme të prekshme për qytetarët. Më lejoni të përmend nga marrëveshjet e përbashkëta; hehtësimi i kontrollit të produkteve me origjinë jo shtazore, rehabilitimi i disa segmente rrugore mes dy vende, reduktimi i skanimit të dyfishtë, hapja e korridoreve të reja komerciale, ofrimi i shërbimeve mjekësore.
Bashkëpunimin për lojërat Mesdhetare, fondi i përbashkët për aktivitete teatrore etj. Abetarja e njëjtë mësohet në shkollat tona tashmë. Bashkëpunim për fushën e kërkim-shpëtimin, e shumë të tjera. Jemi të vetëdijshëm që nuk na lejohet vetëkënaqësia, kemi shumë punë për të bërë për të lehtësuar bashkëpunimet për qytetarët tanë. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës, është si kufiri i dy barkusheve të zemrës (citon artistin Primo Shllak)”, u shpreh Kurti.