30 shtator 2013-Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 Këshillin e Ministrave, mbledhja e dytë kjo nën drejtimin e tij. Mbledhja me dyer të mbyllura zgjati rreth një orë, ndërsa pritet që qeveria të ketë miratuar fushën e veprimit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, drejtuar nga ministri Arben Ahmetaj dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, drejtuar nga ministrja Eglantina Gjermeni.

Një nga vendimet që përflitet se mund të jetë marrë sot është një akt normativ që shtyn ligjin për statusin e nëpunësit civil, si dhe disa vendime për shkarkime drejtorësh në ministri të ndryshme dhe emërime zv/ministrash, të paktën një pjesë e tyre.