3 tetor 2013- Tony Blair, sot ka drejtuar mbledhjen e qeverisë shqiptare. Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe që ka mbajtur këtë detyrë në periudhën 1997-2007, do të japë këshilla për Shqipërinë, në përpjekje për t’u integruar në BE. Lajmi për vizitën e Blair në kryeqytet ka bërë jehonë në mediet më prestigjioze botërore, si “Daily Mail” apo “Uashington Post”.
“Sot u ul në krye të tryezës së Këshillit te Ministrave lideri i madh dhe miku i madh i shqiptarëve Tony Blair, që së bashku me Bankën Botërore do të na mbështesë në ngritjen e Njësise Speciale të Prioriteteve të qeverisë.
Mbledhja ishte e paharrueshme, biseda mbresëlënëse dhe rruga e punës së përbashkët e hapur më së miri. Thank you TB!” shkruan në fb kryeministri Rama. Tony Blair ka mbërritur sot në Tiranë, për të konkretizuar ndihmën e tij ndaj Qeverisë së kryeministrit Edi Rama





