Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twiiter për mbledhjen e qeverisë në Elbasan. Rama thotë se në fokus të diskutimeve ka qenë rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase për vitin 2019.
“Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sector. Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike; masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10. #PS #Reforma #Skuadër #Lidership”- shkruan Rama.
Ne mbledhjen informale që nisi në orën 09:00 ishin të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar.





