Tiranë, 13 nëntor 2013- Këshilli i Ministrave ka zhvilluar gjatë ditës së sotme mbledhjen e radhës gjatë të cilës kanë miratuar projektligjin për ndryshimet për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë.Ndryshimet që do t’i propozohen Kuvendit për miratim me këtë projektligj, synojnë përcaktimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si autoritet kompetent për monitorimin dhe kontrollin e veprimtarisë së Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Zyra e shtypit e Kryeministrisë ka zbardhur të gjitha vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, mes të cilave edhe emërimin e Kujtim Dumit në postin e drejtorit të Cirkut Kombëtar dhe emërimin e Monika Lubonjës si drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrin e Kukullave.





