22 gusht 2013- “Një parodi tek ujtë e ftohtë!”. Eshtë titulli që Kryeministri Berisha i ka vënë takimit dyditor që kryesocialisti Rama zhvilloi në Vlorë me ministrat e tij të ardhshëm, ose qeverinë “pa letra”, sic e quan Berisha. Në postimin e tij në Facebook, shefi i qeverisë e quan antikushtetues këtë takim dhe shpjegon se me këtë akt dhunohen nenet e Kushtetutës që përcaktojnë qartë se kur krijohet dhe fillon punë kabineti qeveritar i vendit. Përvec kësaj, sipas Berishës, me këtë akt neperkembet publikisht Parlamenti dhe Presidenti i vendit, te cilet me Kushtetute ngarkohen per emerimin, votbesimin dhe betimin e qeverise se vendit pas zgjedhjeve te pergjithshme dhe ne cdo rast tjeter. Ndërsa akuzon Ramën për revansh te papermbajtur antishtet, Berisha paralajmëron Ramën se po gabon rëndë: “Vendi ka vetëm një qeveri përgjegjëse para ligjit dhe Kushtetutës”, përfundon Kryeministri.
Mbledhja e Ramës, Berisha: Parodi në Vlorë, piktori akt antikushtetues
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A është ai babai? Laert Vasili reagon për shtatzëninë e Serena Sulës
I shqetësoheni ushqimit dhe problemeve shëndetësore këtë fundvit? Ja si ta kontrolloni atë
Mbyllet protesta, PD merr vendimin e rradhës, përjashton Ervin Salianjin nga Kryesia
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…





