Diskutimet e brendshme në mbledhjen e grupit socialist po bëhen publike. Mësohet se i pranishëm në mbledhje ka qenë kryeministri Edi Rama, ku në pjesën më të madhe të mbledhjes ka folur për pezullimin e një anëtari të qeverisë nga Gjykata e Posaçme. 

Rama u ka thënë deputetëve se beteja ligjore për pezullimin e zv.kryeministres do të vazhdojë. 

Pas përfundimit të mbledhjes Rama pritet të udhëtojë drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me Antonio Kostën.