Për ish-ministrin Ylli Manjani, ajo që ndodhi sot në këshillin e Mandateve dhe Rregulloreve është një poshtërsi dhe madje një kërcënim i hapur dhe serioz për trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ishte një kërcënim serioz i gjithë trupës së prokurorëve dhe gjyqtarëve që kush guxon të hetojë qeverinë e sotme, do ta hajë, si e doni kërcënimin ju? Ja këtu e dëgjova, te sjellja juaj, te gjykimi që i bëni prokurorisë, kur nuk përgjigjeni pozitivisht kërkesave. Rama dhe Saimiri kanë qenë dy nga llafollogët politikë edhe për shkak të detyrës, shumë ekstrem ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, unë kam pasur debat me të dy për këtë çështje dhe i qëndroj se s’ka punë qeveria të anatemojë prokurorët apo gjyqtarët”, tha Manjani.