TIRANË-Vendorët lënë prapara adminstratën qendrore në mbledhjen e taksave.
Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se për 11 muajt e 2012-ës, të ardhurat nga pushteti vendor u realizuan në 91.2 % të planit, ndërkohë që të ardhurat nga tatimet dhe doganat për këtë periudhe ishin sa 89.9 për qind e planit dhe të ardhurat e buxhetit në total u realizuan në masën 90.6 % e planit.
Nga të dhënat rezulton se bashkitë dhe komunat kanë qenë të suksesshme në mbledhjen e taksës për bzinesin e vogël. Të ardhurat nga kjo taksë janë realizuar për periudhën 11 mujore në masën 113.9%. ndërkohë që rritje kanë pësuar edhe të ardhurat nga taksat lokale dhe taksa mbi pasurinë.
Ministri i Financave, Ridvan Bode ka kritikuar vazhdimisht vendorët për performancën e dobët në mbledhjen e të ardhurave, cka sipas tij, detyron pushtetin qendror që të mbajë me fonde bashkitë dhe komunat.
Por duket se gjatë vitit që lamë pas, tendencat kanë ndryshuar dhe administrata tatimore dhe doganore kanë mbetur prapa lokaleve në realizimin e planit.