Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar këtë të mërkurë një mbledhje jashtë rradhe, ku 31 këshilltarët miratuan në unanimitet të plotë 3 pikat e rendit të ditës.
Në mbledhje u miratuan vendimet e mëposhtme:
1.Për miratimin e listës së familjeve përfituese, që do të sistemohen në apartamentet e lira në pallatet e ndërtuara në zonën e re për zhvillim në njësinë administrative Manëz.
2. Për miratimin e përdorimit të fondeve shtesë të alokuara në zbatim të aktit normativ nr.17, datë 01.12.2022 “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2021″, “për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar.
3.Për miratimin e përdorimit dhe detajimit të shtesës së fondeve të rindërtimit për vitin 2022, akorduar në formën e transfertës së pakushtëzuar për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa pallat dhe njësi individuale, si dhe rikonstruksionin dhe riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat) në bashkinë Durrës.





