Të hënën, në orën 12:00, Këshilli Bashkiak Durrës do të mbajë një mbledhje jashtë radhe nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.
Në rendin e ditës janë përfshirë 3 pika, ku bie në sy projekt-vendimi për vijimin e proçedurës së miratimit të planit të detyruar vendor pikësor për 4 banesat kolektive të bashkisë durrës si dhe projekt-vendimi për vijimin e proçedurave të prishjes së detyruar të 3 pallateve të ndodhura në njësitë administrative nr.2, nr.3 dhe nr.4.
3 pikat e rendit të ditës së mbledhjes së KB-së:
- PËR MIRATIMIN E FAMILJEVE PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK NDIHMËN EKONOMIKE DERI 6% DHE FONDI NGA TË ARDHURAT E BASHKISË, PËR MUAJIN GUSHT 2020
- PËR VIJIMIN E PROÇEDURËS SË MIRATIMIT TË PLANIT TË DETYRUAR VENDOR PIKËSOR PËR 4 BANESAT KOLEKTIVE TË BASHKISË DURRËS
- PËR VIJIMIN E PROÇEDURAVE TË PRISHJES SË DETYRUAR TË 3 PALLATEVE TË NDODHURA NË NJËSITË ADMINISTRATIVE NR.2, NR.3 DHE NR.4 NË ZBATIM TË EKSPERTIZAVE TË THELLUARA TË HARTUARA NGA INSTITUTI I NDËRTIMIT TIRANË DHE RINDËRTIMIN E TYRE NË TË NJËJTIN TRUALL





