Pas mbledhjes me deputetët, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për media ku u shpreh se në takim janë vendosur detyrat e grupeve të punës të ngritura në lidhje me fushatën.
”Kjo ishte një mbledhje e radhës dhe do të jenë më të shpeshta, tashmë që jemi futur në fushatë.
Diskutimet janë të fokusuara në aspektin organizativ, deri në datën 20 kemi vendosur të përmbyllet procesi i miratimit të kandidaturave për Këshilla bashkiakë, Janë vendosur detyra përkatëse të grupit të punës.”, tha Alibeaj.