Grupi Parlamentar i PD i cili është mbledhur pak minuta më parë dhe ka vendosur të mos e njohë vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbledhjen online të komisioneve.

Opozita ka vendosur që të mos e njohë këtë vendim pasi sipas tyre bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opozitën dhe të mohojë transparencën për qytetarët.

Deputetët e opozitës do të jenë fizikisht në mbledhjet e komisioneve.

Një tjetër temë që pritet të diskutohet në mbledhje dhe të ketë prioritet është edhe Reforma Territoriale.