Parlamenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët më 20 dhjetor në Prishtinë. Mbledhja pritet të mbahet në orën 11:00 në sallën e seancave plenare të parlamentit të Kosovës në një seancë të përbashkët.
Axhenda e mbledhjes ende nuk është bërë publike, por mësohet nga burimet pranë parlamentit të Kosovës se në seancë pritet të flasin kryetarët e dy parlamenteve si dhe dy kryeministrat. Takimi do të përfundojë branda ditës dhe deputetë e Shqipërisë do të kthehen po atë ditë.
Sa i takon pjesëmarrjes, pritet që nga Shqipëria te shkojnë rreth 70 deputetë dhe nga Kosova rreth 60 të tillë.