Një mbledhje jashtë radhe e Këshillit Bashkiak është njoftuar për t’u mbajtur ditën e mërkurë, në orën 15.00.

Deri më tani janë përfshirë vetëm dy pika në rendin e ditës, të cilat janë si më poshtë:

1.PËR MIRATIMIN E LISTËS SË FAMILJEVE PËRFITUESE PËR STREHIM SOCIAL TË PËRKOHSHËM NË APARTAMENTET E LIRA NË PALLATET E NDËRTUARA NË ZONËN E RE PËR ZHVILLIM NË NJËSINË ADMINISTRATIVE MANËZ

2. PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË FONDEVE SHTESË TË ALOKUARA NË ZBATIM TË AKTIT NORMATIV NR.17, DATË 01.12.2021 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.115/2021 “PËR BUXHETIN E VITIT 2022”, TË NDRYSHUAR

Me miratimin e pikës nr.1 të rendit të ditës pritet t’i jepet një zgjidhje provizore strehimit të 15 familjeve në njësinë administrative Manëz, të mbetura të pastreha 3 vite më parë nga tërmeti dhe të detyruara të jetojnë në kontejnerë.

Në mbledhjen e mbajtur në fund të muajit nëntor, kryebashkiakja Emiriana Sako deklaroi se në mbledhjen e ardhshme të KB-së do të kalonte për miratim lista e familjeve që do të strehohen në apartamentet e reja të sitit të Manzës.

Ne duam të bëjmë pjesën e shortimit të këtyre familjeve për t’i bërë pjesë të lagjes së re të Manzës, me programin e rindërtimit por jo përfitues të apartamenteve, por të strehuar në këto apartamente”,- tha ndër të tjera Sako në mbledhjen e datës 24 nëntor.