Sot u zhvillua mbledhja jashtë radhe e Këshillit Bashkiak të Durrësit, ku në rend dite ishte vetëm një projektvendim, i cili u miratua:

-Për rialokimin e fondeve të përfituara nga fondi i rindërtimit i buxhetit të shtetit, të pashpenzuara në vitin 2021, që do të trashëgohen në vitin 2022.

Mbledhja u zhvillua online, teksa kjo pikë pritej të kalonte për shqyrtim dhe miratim që në mbledhjen e shkuar të Këshillit Bashkiak Durrës, që u mbajt më 25 shkurt.