Është zhvilluar mesditën e sotme, me mjete të komunikimit elektronik mbledhja jashtë rradhe e Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Në këtë mbledhje u miratuan 4 pika të rendit të ditës, të cilat janë:

-Për miratimin e ndryshimit të tabelës së objekteve për përforcim, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 137, datë 28.10.2021 “Për miratimin e përdorimit dhe detajimit të fondit prej 561’411’457 lekë pa tvsh në zbatim të vendimit të këshillit të ministrave nr. 613, datë 20.10.2021 “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e riforcimit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në bashkinë Durrës”.

-Për miratimin e listës së shtatë të 11 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.

-Për miratimin e disa ndryshimeve në aneksin 2, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 30, datë 26.03.2021 “Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr. 1032, rruga “Aleks Komeni” dhe pallatin “Kastrati”, rruga “Ramadan Veliu” , të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.

-Për miratimin e emërtimit të sheshit para Mauzoleumit të Dëshmorëve me emrin “Jorgji Ziu”, në territorin e bashkisë Durrës.