Deri më tani janë mbledhur rreth 10 milionë euro nga sms-të e dërguara në numrin e emergjencës, të vënë në dispozicion nga Zyra e mbrojtjes civile për të ndihmuar banorët e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 24 gushtit që goditi Italinë Qendrore.
Me çdo mesazh të dërguar dhurohen 2 euro e me një thirrje telefonike të hapur në këtë numër mund të rrisësh shumën e parave që çdokush mund të dhurojë në ndihmë të zonave të dëmtuara.





