Deputetë të Partisë Demokratike janë mbledhur këtë të mërkurë në selinë e tyre për të mbledhur firmat për shkarkimin e Enkeled Alibeaj. Mësohet se deri më tani janë mbledhur 20 firmat e nevojshme për të bërë të mundur shkarkimin e tij.
Sipas procedurave, shkarkimi zyrtar do të bëhet nëpërmjet një shkrese që Partia Demokratike duke bashkëngjitur edhe firmat e deputetëve demokratë do ia dërgojë Kuvendit e më pas do nisin procedurat për shkarkimin e tij.
Ky vendim ka qenë iniciativë e Ervin Salianjit. Ka qenë ai i pari që e ka propozuar, por është pranuar dhe firmosur edhe nga deputetë të cilët nuk kanë qenë vetëm ata që kanë shprehur si përkrahës të Berishës, por edhe nga ata që ishin përkrahës të tij.