Grupi parlamentar i PS-së është mbledhur mëngjesin e sotshëm. I pranishëm në mbledhje ka qenë dhe kryeministri Edi Rama. Mësohet se në mbledhje do të diskutohet veprimtaria e maxhorancës në Kuvend.
Ndërkohë që pritet të diskutohen dhe një sërë projektligjesh përfshi dhe amnistinë penale që u miratua nga Këshilli i Ministrave mbledhjen e fundit.
Pas përfundimit të mbledhjes Rama pritet të udhëtojë drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me Antonio Kostën.





