Këshilli i Mandateve do të mblidhet sot për të diskutuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Ky vendim për vjen disa ditë pasi Komisioni Europian i kërkoi Kuvendit të shqyrtojë kërkesën e SPAK, pa vonesa.
Këshilli mblidhet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së Gjykatës së Lartë, e cila kishte shkarkuar nga funksionet publike zv/kryeministren. Këshilli i Mandateve, i drejtuar nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, do të vendosë të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.





