Nis mbledhja e Këshillit Politik, e dakordësuar pasi opozita parlamentare e mbështetur nga maxhoranca votoi ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore në Komisionin e Ligjeve pa miratimin e opozitës jashtëparlamentare.

Në Pallatin e Kongreseve kanë mbërritur me radhë Damian Gjiknuri, Myslim Murrizi, Petrit Vasili, Gzment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso etj.
Edi Rama me maskë

I fundit ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili është shfaqur me maskë në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në tryezë.