Teksa sot mblidhet Këshilli Politik, vjen një apel nga kryeministri Edi Rama për opozitën jashtëparalamentare.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë i bëri thirrje opozitës që mos të bojkotojë mbledhjen e Këshillit.

“Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!”, shkruan Rama.