Ditën e djeshme është mbledhur Këshilli Socialist në njësinë administrative në Sukth.
Të pranishëm në takim kanë qenë, kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, sekretarin organizativ Elio Jani, deputeti Jurgis Çyrbja, koordinatorët dhe kryetarët e Os-ve.
Mësohet se temë e diskutimit ka qenë analizimi i problematikave që çuan në humbjen e Partisë Socialist në këtë njësi administrative.
POSTIMI I PLOTË I PS DURRËS:
Me datën 10/11/2021 në vijim të axhendës u zhvillua takimi me Këshillin Socialist të Njësisë Administrative Sukth me pjesmarrjen e kryetares së Bashkisë Durrës znj. Emiriana Sako, sekretarin organizativ z. Elio Jani, deputetin z. Jurgis Cyrbja, koordinatorët dhe kryetarët e Os-ve.
Kemi nisur punën për evidentimin e cdo problematike që solli vështirësi në këto zgjedhje për të mbajtur rezultatin e mëparshëm duke na lënë të kuptojmë se kurrë s’duhet të ndalemi dhe është detyrë e jona shërbimi e besimi i cdo qytetari.
Të gjithë bashkë gjithmonë do t’ja dalim.