Komisioni i Rithemelimit është mbledhur sot në selinë e PD-së, ndërsa i fundit që i është bashkuar mbledhjes ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit është pritur nga bashkëpunëtorët e tij në hyrje të selisë blu, dhe më pas është drejtuar për në sallën ku do të mbahet mbledhja.

Takimi në fjalë vjen pas zhvillimeve të fundit në kampin opozitar, ku kryefjalë është e ardhmja e PD-së, dhe se kush do të marrë drejtimin e saj.

Pas mbledhjes, pritet që Berisha të flasë për mediat.

Kujtojmë se dje ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim gjatë një takimi që zhvilloi me Enkelejd Alibeajn, e njohu këtë të fundit si drejtues të komanduar të PD-së.