Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është mbledhur për të vendosur në lidhje me mandatin e Fredi Belerit, i cili është dënuar me 2 vite burgim për blerje votash në Himarë.

Avokatja e Belerit, e pranishme në KQZ, ka kërkuar që Fredi Beleri të lejohet të marrë pjesë në këtë mbledhje për të paraqitur argumentet e tij.

Ndërsa kryekomisioneri Celibashi tha se ende nuk ka përfunduar procesi administrativ.

Celibashi: Subjekti ka dijeni për fillimin e kësaj procedure administrative. Pyetja që kam unë, e përfaqësoni apo jo Belerin. Nëse jeni ju që e përfaqësoni, keni tagrin të flisni.

Përfaqësuesja e Belerit: Afati nga dje deri sot ka qenë shumë i shkurtër për z.Beleri. Kam tagër për ta përfsqësuar, po jo për të thënë fjalën e tij të fundit. Afati i dhënë nga KQZ është shumë i shkurtër për t’i dhënë mundësi subjektit të njihet me procesin. Sot duhet të paraqiteshim para KQZ

Kujtojmë se Fredi Beleri fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar për Bashkinë e Himarës, por nuk e mori detyrën për asnjë moment për shkak të gjykimit dhe dënimit.