11 Mars 2015 – Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, merr mbështetjen nga simpatizantët e LSI-së, para se të hynte në godinën ku u zhvillua mbledhja e kryesisë.

Me ovacione u prit ai para selisë së LSI-së, ku kishin hyrë anëtarët e kryesisë, një pjesë e tyre ministra të kabinetit “Rama”. Mbledhja ishte me dyer të mbyllura, ndonëse qytetarët e kanë përcjellë mbështetjen e tyre për Metën.

Kryeparlamentari dhe numri 1 i Lëvizjes Socialiste për Integrim u denoncua publikisht nga ish-deputeti i PS-së, Tom Doshi, si person që kishte kërkuar eleminimin fizik. Për këtë çështje prokuroria ka nisur hetimet, ndërsa PD-së ka bojkotuar parlamentin, duke kërkuar dorëheqjen e Metës.

 

Ilir Meta u shpreh i gatshëm për të dëshmuar për akuzat e Doshit, duke qenë i pari politikan që iu drejtua Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, duke e cilësuar gjithçka sajesë të Doshit.